Tuesday, March 4, 2014

Hapoel Akre kërkon 1 milionë euro për Salihin

Klubi izraelit është i gatshëm që të shesë yllin e ri të skuadrës, Hamdi Salihin, për të paktën 1 milionë euro. Lajmi është bërë i dituar nga mediet vendëse, të cilat pohojnë se skuadrat e mëdha të Izraelit kërkojnë të blejnë shqiptarin për shifra të çmendura. Është Makabi Haifa, skuadra “viktimë” e shkodranit, e cila është vënë në garë për të marrë sulmuesin që mbërriti në limitet e merkatos së dimrit tek Hapoeli. Jo vetëm kaq, por në verë lista e kërkesave mund të jetë shumë e gjatë, saqë Akre do të jetë e detyruar ta lëshojë shqiptarin. Gjithsesi, Salihi ka nënshkruar një kontratë për sezonin e ardhshëm dhe është klubi i Hapoelit që vendos nëse do ta lëshojë apo jo futbollistin. Gjithsesi, çmimi që do të kërkohet do të jetë shumë i lartë. Në bazë të merkatos, kartoni vlerësohet më shumë se 1 milionë euro, shifër të cilën e paguan çdo skuadër e madhe për një sulmues shqiptar. Një tjetër opsion është zgjatja e kontratës së sulmuesit me menaxheren që e çoi tek Akre, Vicki Vaknin. Kujtojmë që Hapoel Akre për një muaj do t’i paguajë sulmuesit shkodran 94 441 shekel, ose 19 670 euro. Sipas medieve vendëse, kjo është një shifër e ekzagjeruar, por ajo bëhet edhe më e madhe kur mësohet se nëse skuadra shpëton, shqiptari do të marrë edhe 30 315 shekel bonus. Nga ana tjetër nëse Akre qëndron në Premier League, Salihit I rezervohet një rrogë gjigante prej 103 841 shekel, ose më shumë se 21 mijë euro. Ndërkaq, nëse në një sezon lojtari shënon më shumë se 10 gola, do të paguhet 1500 euro goli.

No comments:

Post a Comment