Trajneri i Shqipërisë i moshave deri 21 vjeç, Skënder Gega shpreson se
vështirësitë e shfaqura në këto eliminatore do të përfundojnë në
ndeshjen e të mërkurës dhe fushata kualifikuese do të mbyllet në mënyrën
më të mirë për kuqezinjtë kur të vizitojnë Austrinë në ditën e
mërkurë.
”Kam lojtarët e formacionit që do të fluturojnë në Austri të hënën, do
të ushtrojnë të martë dhe do të luajnë të mërkurën” ka deklaruar Gega
për UEFA.com. ”Ne kemi në shfrytëzim një grup relativisht të ri gjatë
kualifikimeve dhe do të vazhdojmë të ndjekim këtë strategji – duke
luajtur me lojtarë me perspektivë për të ardhmen. Panvarsisht se e dimë
se është mjaft vështirë të luajmë me një grup të përbërë nga të rinjë me
vetëm një ditë stërvitje me të gjithë ekipin, ne shpresojmë të
vazhdojmë garën dhe të përfundojmë këto kualifikime me një rezultat
pozitiv”.
No comments:
Post a Comment