Etrit Berisha përgatitet për stolin e tij të tretë radhazi tek Lacio.
Pas sfidës ndaj Ludugoretsit në Bullgari, ku edhe humbi vendin pasi
Federiko Marketi zbriti në fushë, prishtinasi është rikthyer të bëjë
spektatorin. Edhe pse paraqitja e italianit ishte për t’u harruar dhe
trajneri Reja pati thënë se “më kishte garantuar se ishte mirë”, Marketi
mori sërish “çelësat” e portës dhe luajti edhe në ndeshjen tjetër të
kampionatit, në Firence, ndaj Fiorentinës, e fituar 1-0 nga
bardhekaltërit dhe ku italiani ishte deçiziv me disa pritje. E
megjithatë, Berisha e dinte se do të vinte sërish ky moment, pasi
Marketi duhet të ketë hapësira dhe të luajë, në mënyrë që kartoni i tij
të rivlerësohet dhe në merkaton e verës të ketë një ankand për ta blerë.
E sigurt është që ai do të lërë Lacion, por mosaktivizimi do të
detyronte klubin e Lotitos të mos tërhiqte shumë litarin tek çmimi, pasi
pretendentët do të largoheshin. Veç kësaj, duhet thënë edhe se Marketi
gjatë gjithë kësaj kohe është mbajtur jashtë në formë presioni, ndërsa
Berisha ishte njoftuar për këtë situatë. Por ka pasur edhe presione të
jashtme, si nga agjentët e tij, që të rikthehet, pasi duhet të ketë një
shans për të luajtur në Botëror me Kombëtaren.
Sunday, March 9, 2014
Thursday, March 6, 2014
Meha : Ja sekreti i goditjeve të mia
Meha : Ja sekreti i goditjeve të mia
Është prej disa vitesh mjeshtri i goditjeve të dënimit
në Bundesliga 2, por këtë vit duket se Alban Meha nuk do të vendosë
vetëm ndeshjet i vetëm, por edhe fatin e Paderborn drejt Bundesligës së
parë. Klubi i vogël po ëndërron, dhe kjo falë ‘Sniperit’ shqiptar. Meha
po siguron fitore pas fitoreje, dhe tashmë Paderborn e sheh veten në
vënd të tretë, ‘dhëmb më dhëmbë’ me Greuther Furth dhe me shpresë në 11
ndeshjet e ngelura të këtij sezoni.Por kush është sekreti i ‘magjistarit’ të goditjeve të dënimit, siç e
quajnë mediat gjermane 26-vjeçarin shqiptar? Nuk ka ndonjë sekret të
madh. Është puna, vetëm puna. Ja si e shpjegon Meha : “Çdo ditë pas
stërvitjes vendos disa lojtarë prej gome si mur, dhe gjuaj minimalisht
20 minuta nga pozicione të ndryshme në portë. Kjo gjë më jep një rehati
dhe siguri të jashtëzakonshme me topin. Këto orë shtesë i bëj prej
vitesh”Është një moment i vetëm për të cilin ai ka nevojë për të zgjidhur
një ndeshje i vetëm. Ajo për të cilën ka nevojë dhe kombëtarja në
eleminatoret e Euro 2016, apo jo?..
Tramezzani: Nuk na interesojnë lojtarët që ka përfaqësuesja e Kosovës
Shqipërisë nuk i interesojnë lojtarët që ka në përbërje përfaqësuesja e Kosovës dhe asnjë prej tyre nuk ka qenë nën vëzhgimin e stafit kuqezi. Këtë e konfirmon “zbuluesi i talenteve” të kombëtares shqiptare, zëvendësi i Xhani de Biazit, Paolo Tramezzani. Ai konfirmon se mes lojtarëve të përzgjedhur nga Albert Bunjaku për përfaqësuesen e Kosovës, me përjashtim të Ujkanit e Sadikut që njihen prej kohësh, nuk ekzistonin emra që i interesonin kombëtares.
Tuesday, March 4, 2014
Altin Lala: Krenar për detyrën e re në kombëtare
Altin Lala është zyrtarisht zv.trajner i Kombëtares shqiptare. Ajo që ishte paralajmëruar gjatë fundvitit të kaluar u bë zyrtare dje, kur vetë De Biazi prezantoi para mediave si ndihmës të tij ish-kapitenin kuqezi. Lala foli për këtë aventurë të re, teksa theksoi se ndihet krenar që është përzgjedhur për të qenë pjesë e stafit teknik kuqezi. “Është një eksperiencë e re dhe natyrisht m’u bë qejfi që trajneri De Biazi më ftoi për të bashkëpunuar. Jam shumë i lumtur, pasi për mua është një krenari fakti që do të jem në shërbim të Kombëtares, tashmë në rolin e zv.trajnerit. E falënderoj për këtë ofertë që më bëri, sepse është një eksperiencë krejt ndryshe në krahasim me rolin e futbollistit si futbollistit. Do mundohem të mësoj shumë gjëra nga De Biazi. Në fakt, unë kam luajtur për shumë vite në Gjermani dhe mentaliteti gjerman, por edhe ai italian, dominojnë në futbollin botëror”, – deklaroi fillimisht Lala.
Shorti Në lidhje me shortin e Shqipërisë për eliminatoret e EURO 2016, Lala deklaroi: “Nuk diskutohet që është një grup shumë i vështirë, pasi kemi si kundërshtar tri skuadra shumë të forta. Megjithatë, e kaluara ka treguar që ne mund të bëjmë surpriza edhe ndaj ekipeve si Portugalia apo Danimarka. E vetmja gjë pozitive mendoj se është fakti që edhe vendi i tretë të dërgon në fazën ‘play-off’ dhe, si të thuash, shpresa mbetet gjallë deri në fund. Pra, mund të bëjmë diçka të mirë në këtë grup, edhe pse është shumë i fortë. Shanset janë reale dhe ne duhet të tentojmë të bëjmë diçka të madhe”.
Komunikimi Në fund, në lidhje me komunikimin që do të ketë me trajnerin De Biazi, Lala në formë batute tha: “Unë italishten gjysmë e flas (qesh). Kuptoj italisht më tepër, por duke pasur kontakte më duhet vetëm ta përmirësoj, ose përndryshe trajneri (De Biazi) të mësojë shqipen. Fëmijët e mi e flasin në mënyrë perfekte italishten, ndërsa unë e kuptoj dhe flas pak. Por, të jeni të qetë se unë nuk do të jap intervistë në italisht”.
Hapoel Akre kërkon 1 milionë euro për Salihin
Klubi izraelit është i gatshëm që të shesë yllin e ri të skuadrës, Hamdi
Salihin, për të paktën 1 milionë euro. Lajmi është bërë i dituar nga
mediet vendëse, të cilat pohojnë se skuadrat e mëdha të Izraelit
kërkojnë të blejnë shqiptarin për shifra të çmendura. Është Makabi
Haifa, skuadra “viktimë” e shkodranit, e cila është vënë në garë për të
marrë sulmuesin që mbërriti në limitet e merkatos së dimrit tek Hapoeli.
Jo vetëm kaq, por në verë lista e kërkesave mund të jetë shumë e gjatë,
saqë Akre do të jetë e detyruar ta lëshojë shqiptarin. Gjithsesi,
Salihi ka nënshkruar një kontratë për sezonin e ardhshëm dhe është klubi
i Hapoelit që vendos nëse do ta lëshojë apo jo futbollistin. Gjithsesi,
çmimi që do të kërkohet do të jetë shumë i lartë. Në bazë të merkatos,
kartoni vlerësohet më shumë se 1 milionë euro, shifër të cilën e paguan
çdo skuadër e madhe për një sulmues shqiptar. Një tjetër opsion është
zgjatja e kontratës së sulmuesit me menaxheren që e çoi tek Akre, Vicki
Vaknin. Kujtojmë që Hapoel Akre për një muaj do t’i paguajë sulmuesit
shkodran 94 441 shekel, ose 19 670 euro. Sipas medieve vendëse, kjo
është një shifër e ekzagjeruar, por ajo bëhet edhe më e madhe kur
mësohet se nëse skuadra shpëton, shqiptari do të marrë edhe 30 315
shekel bonus. Nga ana tjetër nëse Akre qëndron në Premier League,
Salihit I rezervohet një rrogë gjigante prej 103 841 shekel, ose më
shumë se 21 mijë euro. Ndërkaq, nëse në një sezon lojtari shënon më
shumë se 10 gola, do të paguhet 1500 euro goli.
Daniel Agger (Kapiten i Danimarkes) : Jemi në një grup të vështirë
“Portugalia është skuadra kryesore e grupit dhe sigurisht pretendentja kryesore për një vend në Europian, por ka shumë skuadra të forta, madje mund të them që dhe tre ekipet e tjera janë në garë, Serbia, Armenia dhe Shqipëria”.
“Nuk është grupi më i mirë i mundshëm, këtë e kanë pranuar dhe përfaqësueset e tjera që janë shortuar bashkë me ne. Unë besoj se ne kemi shanse të mira për t’u kualifikuar por Armenia mos harrojmë që na mundi në eliminatoret e fundit, Serbia është një skuadër e fortë ndërsa Shqipëria është rritur kohët e fundit. Realisht mendoj se të gjithë janë në valle për kualifikimin në atë grup. Sinqerisht, do të doja të kishim patur pak më shumë fat”.
Monday, March 3, 2014
Trajneri i Maltes, para medias ne 16:30 te Marten
Trajneri
i ekipit te Maltes do te dale ne nje konference per shtyp perpara
gazetareve shqiptar dhe te huaj ne stadiumin “Niko Dovana” pas
stervitjes se fundit te ekipit maltez, te marten ne oren 16:30, ai do te
pergjigjet intereset te medias ne lidhje me miqesoren Shqiperi-Malte.
Euro 2016/ Orari i ndeshjeve të Kombëtares
Ja orari i plotë:
7 shtator 2014 (20.45) Portugali - Shqipëri
11 tetor 2014 (20.45) Shqipëri – Danimarkë
14 tetor 2014 (20:45) Serbi – Shqipëri
29 mars 2015 (18.00) Shqipëri –Armeni
4 shtator 2015 (20:45) Danimarkë – Shqipëri
7 shtator 2015 (20.45) Shqipëri - Portugali
8 tetor 2015 (20.45) Shqipëri – Serbi
11 tetor 2015 (18.00) Armeni – Shqipëri
7 shtator 2014 (20.45) Portugali - Shqipëri
11 tetor 2014 (20.45) Shqipëri – Danimarkë
14 tetor 2014 (20:45) Serbi – Shqipëri
29 mars 2015 (18.00) Shqipëri –Armeni
4 shtator 2015 (20:45) Danimarkë – Shqipëri
7 shtator 2015 (20.45) Shqipëri - Portugali
8 tetor 2015 (20.45) Shqipëri – Serbi
11 tetor 2015 (18.00) Armeni – Shqipëri
Gega: Dua fitore me Austrinë
Trajneri i Shqipërisë i moshave deri 21 vjeç, Skënder Gega shpreson se
vështirësitë e shfaqura në këto eliminatore do të përfundojnë në
ndeshjen e të mërkurës dhe fushata kualifikuese do të mbyllet në mënyrën
më të mirë për kuqezinjtë kur të vizitojnë Austrinë në ditën e
mërkurë.
”Kam lojtarët e formacionit që do të fluturojnë në Austri të hënën, do të ushtrojnë të martë dhe do të luajnë të mërkurën” ka deklaruar Gega për UEFA.com. ”Ne kemi në shfrytëzim një grup relativisht të ri gjatë kualifikimeve dhe do të vazhdojmë të ndjekim këtë strategji – duke luajtur me lojtarë me perspektivë për të ardhmen. Panvarsisht se e dimë se është mjaft vështirë të luajmë me një grup të përbërë nga të rinjë me vetëm një ditë stërvitje me të gjithë ekipin, ne shpresojmë të vazhdojmë garën dhe të përfundojmë këto kualifikime me një rezultat pozitiv”.
”Kam lojtarët e formacionit që do të fluturojnë në Austri të hënën, do të ushtrojnë të martë dhe do të luajnë të mërkurën” ka deklaruar Gega për UEFA.com. ”Ne kemi në shfrytëzim një grup relativisht të ri gjatë kualifikimeve dhe do të vazhdojmë të ndjekim këtë strategji – duke luajtur me lojtarë me perspektivë për të ardhmen. Panvarsisht se e dimë se është mjaft vështirë të luajmë me një grup të përbërë nga të rinjë me vetëm një ditë stërvitje me të gjithë ekipin, ne shpresojmë të vazhdojmë garën dhe të përfundojmë këto kualifikime me një rezultat pozitiv”.
De Biasi: Januzaj ka zgjedhur Anglinë
Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi foli në konferencën për shtyp në vigjilje të miqësores me Maltën.
Nuk mund të mungonte dhe një koment për Adnan Januzaj si dhe për "Euro 2016".
"Mendoj se Januzaj e ka bërë zgjedhjen e tij, Anglinë dhe besoj se të gjithë e kanë kuptuar këtë fakt. Vendimin e Shkodran Mustafit për të luajtur me Gjermaninë e respektoj. Forca e Shqipërisë në eliminatoret e Europianit, do të jetë përulësia", vijoi De Biasi..
Subscribe to:
Posts (Atom)