Sunday, March 9, 2014

Sërish në stol, Berisha tani e humbet vendin

Etrit Berisha përgatitet për stolin e tij të tretë radhazi tek Lacio. Pas sfidës ndaj Ludugoretsit në Bullgari, ku edhe humbi vendin pasi Federiko Marketi zbriti në fushë, prishtinasi është rikthyer të bëjë spektatorin. Edhe pse paraqitja e italianit ishte për t’u harruar dhe trajneri Reja pati thënë se “më kishte garantuar se ishte mirë”, Marketi mori sërish “çelësat” e portës dhe luajti edhe në ndeshjen tjetër të kampionatit, në Firence, ndaj Fiorentinës, e fituar 1-0 nga bardhekaltërit dhe ku italiani ishte deçiziv me disa pritje. E megjithatë, Berisha e dinte se do të vinte sërish ky moment, pasi Marketi duhet të ketë hapësira dhe të luajë, në mënyrë që kartoni i tij të rivlerësohet dhe në merkaton e verës të ketë një ankand për ta blerë. E sigurt është që ai do të lërë Lacion, por mosaktivizimi do të detyronte klubin e Lotitos të mos tërhiqte shumë litarin tek çmimi, pasi pretendentët do të largoheshin. Veç kësaj, duhet thënë edhe se Marketi gjatë gjithë kësaj kohe është mbajtur jashtë në formë presioni, ndërsa Berisha ishte njoftuar për këtë situatë. Por ka pasur edhe presione të jashtme, si nga agjentët e tij, që të rikthehet, pasi duhet të ketë një shans për të luajtur në Botëror me Kombëtaren.

Thursday, March 6, 2014

Meha : Ja sekreti i goditjeve të mia


Meha : Ja sekreti i goditjeve të mia

Është prej disa vitesh mjeshtri i goditjeve të dënimit në Bundesliga 2, por këtë vit duket se Alban Meha nuk do të vendosë vetëm ndeshjet i vetëm, por edhe fatin e Paderborn drejt Bundesligës së parë. Klubi i vogël po ëndërron, dhe kjo falë ‘Sniperit’ shqiptar. Meha po siguron fitore pas fitoreje, dhe tashmë Paderborn e sheh veten në vënd të tretë, ‘dhëmb më dhëmbë’ me Greuther Furth dhe me shpresë në 11 ndeshjet e ngelura të këtij sezoni.Por kush është sekreti i ‘magjistarit’ të goditjeve të dënimit, siç e quajnë mediat gjermane 26-vjeçarin shqiptar? Nuk ka ndonjë sekret të madh. Është puna, vetëm puna. Ja si e shpjegon Meha : “Çdo ditë pas stërvitjes vendos disa lojtarë prej gome si mur, dhe gjuaj minimalisht 20 minuta nga pozicione të ndryshme në portë. Kjo gjë më jep një rehati dhe siguri të jashtëzakonshme me topin. Këto orë shtesë i bëj prej vitesh”Është një moment i vetëm për të cilin ai ka nevojë për të zgjidhur një ndeshje i vetëm. Ajo për të cilën ka nevojë dhe kombëtarja në eleminatoret e Euro 2016, apo jo?..






Edmond Kapllani:Lujtem bukur,u ndjeva keq qe nuk shenova,e doja shume golin.

Tramezzani: Nuk na interesojnë lojtarët që ka përfaqësuesja e Kosovës


Shqipërisë nuk i interesojnë lojtarët që ka në përbërje përfaqësuesja e Kosovës dhe asnjë prej tyre nuk ka qenë nën vëzhgimin e stafit kuqezi. Këtë e konfirmon “zbuluesi i talenteve” të kombëtares shqiptare, zëvendësi i Xhani de Biazit, Paolo Tramezzani. Ai konfirmon se mes lojtarëve të përzgjedhur nga Albert Bunjaku për përfaqësuesen e Kosovës, me përjashtim të Ujkanit e Sadikut që njihen prej kohësh, nuk ekzistonin emra që i interesonin kombëtares.

Tuesday, March 4, 2014

Altin Lala: Krenar për detyrën e re në kombëtare


Altin Lala është zyrtarisht zv.trajner i Kombëtares shqiptare. Ajo që ishte paralajmëruar gjatë fundvitit të kaluar u bë zyrtare dje, kur vetë De Biazi prezantoi para mediave si ndihmës të tij ish-kapitenin kuqezi. Lala foli për këtë aventurë të re, teksa theksoi se ndihet krenar që është përzgjedhur për të qenë pjesë e stafit teknik kuqezi. “Është një eksperiencë e re dhe natyrisht m’u bë qejfi që trajneri De Biazi më ftoi për të bashkëpunuar. Jam shumë i lumtur, pasi për mua është një krenari fakti që do të jem në shërbim të Kombëtares, tashmë në rolin e zv.trajnerit. E falënderoj për këtë ofertë që më bëri, sepse është një eksperiencë krejt ndryshe në krahasim me rolin e futbollistit si futbollistit. Do mundohem të mësoj shumë gjëra nga De Biazi. Në fakt, unë kam luajtur për shumë vite në Gjermani dhe mentaliteti gjerman, por edhe ai italian, dominojnë në futbollin botëror”, – deklaroi fillimisht Lala.


Këshilla I pyetur se cilat do të ishin këshillat e tij për futbollistët e sotëm, për një gjë që nuk duhet të bëjnë për trajnerin, ai u shpreh: “Nuk ka diçka speciale, thjesht duhet punë dhe shumë seriozitet në stërvitje. Ndikon shumë edhe ana shpirtërore që duhet të ketë një lojtar. Unë do mundohem të ndikoj sa më pozitivisht tek ata që pak vite më parë i kam pasur shok skuadre në ekipin Kombëtar”.
Shorti Në lidhje me shortin e Shqipërisë për eliminatoret e EURO 2016, Lala deklaroi: “Nuk diskutohet që është një grup shumë i vështirë, pasi kemi si kundërshtar tri skuadra shumë të forta. Megjithatë, e kaluara ka treguar që ne mund të bëjmë surpriza edhe ndaj ekipeve si Portugalia apo Danimarka. E vetmja gjë pozitive mendoj se është fakti që edhe vendi i tretë të dërgon në fazën ‘play-off’ dhe, si të thuash, shpresa mbetet gjallë deri në fund. Pra, mund të bëjmë diçka të mirë në këtë grup, edhe pse është shumë i fortë. Shanset janë reale dhe ne duhet të tentojmë të bëjmë diçka të madhe”.
Komunikimi Në fund, në lidhje me komunikimin që do të ketë me trajnerin De Biazi, Lala në formë batute tha: “Unë italishten gjysmë e flas (qesh). Kuptoj italisht më tepër, por duke pasur kontakte më duhet vetëm ta përmirësoj, ose përndryshe trajneri (De Biazi) të mësojë shqipen. Fëmijët e mi e flasin në mënyrë perfekte italishten, ndërsa unë e kuptoj dhe flas pak. Por, të jeni të qetë se unë nuk do të jap intervistë në italisht”.

Hapoel Akre kërkon 1 milionë euro për Salihin

Klubi izraelit është i gatshëm që të shesë yllin e ri të skuadrës, Hamdi Salihin, për të paktën 1 milionë euro. Lajmi është bërë i dituar nga mediet vendëse, të cilat pohojnë se skuadrat e mëdha të Izraelit kërkojnë të blejnë shqiptarin për shifra të çmendura. Është Makabi Haifa, skuadra “viktimë” e shkodranit, e cila është vënë në garë për të marrë sulmuesin që mbërriti në limitet e merkatos së dimrit tek Hapoeli. Jo vetëm kaq, por në verë lista e kërkesave mund të jetë shumë e gjatë, saqë Akre do të jetë e detyruar ta lëshojë shqiptarin. Gjithsesi, Salihi ka nënshkruar një kontratë për sezonin e ardhshëm dhe është klubi i Hapoelit që vendos nëse do ta lëshojë apo jo futbollistin. Gjithsesi, çmimi që do të kërkohet do të jetë shumë i lartë. Në bazë të merkatos, kartoni vlerësohet më shumë se 1 milionë euro, shifër të cilën e paguan çdo skuadër e madhe për një sulmues shqiptar. Një tjetër opsion është zgjatja e kontratës së sulmuesit me menaxheren që e çoi tek Akre, Vicki Vaknin. Kujtojmë që Hapoel Akre për një muaj do t’i paguajë sulmuesit shkodran 94 441 shekel, ose 19 670 euro. Sipas medieve vendëse, kjo është një shifër e ekzagjeruar, por ajo bëhet edhe më e madhe kur mësohet se nëse skuadra shpëton, shqiptari do të marrë edhe 30 315 shekel bonus. Nga ana tjetër nëse Akre qëndron në Premier League, Salihit I rezervohet një rrogë gjigante prej 103 841 shekel, ose më shumë se 21 mijë euro. Ndërkaq, nëse në një sezon lojtari shënon më shumë se 10 gola, do të paguhet 1500 euro goli.

Daniel Agger (Kapiten i Danimarkes) : Jemi në një grup të vështirë


“Portugalia është skuadra kryesore e grupit dhe sigurisht pretendentja kryesore për një vend në Europian, por ka shumë skuadra të forta, madje mund të them që dhe tre ekipet e tjera janë në garë, Serbia, Armenia dhe Shqipëria”.

“Nuk është grupi më i mirë i mundshëm, këtë e kanë pranuar dhe përfaqësueset e tjera që janë shortuar bashkë me ne. Unë besoj se ne kemi shanse të mira për t’u kualifikuar por Armenia mos harrojmë që na mundi në eliminatoret e fundit, Serbia është një skuadër e fortë ndërsa Shqipëria është rritur kohët e fundit. Realisht mendoj se të gjithë janë në valle për kualifikimin në atë grup. Sinqerisht, do të doja të kishim patur pak më shumë fat”.